Maqedoni
Kuvend, mbahen shtatë seanca plenare
09.03.2021 09:27
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e 7 seanca plenare, atë të 26, 20, 25, 29 dhe 34...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e 7 seanca plenare, atë të 26, 20, 25, 29 dhe 34.
Dita e sotme parlamentare konsiderohet për një test për kompaktësinë e shumicës parlamentare veçanërisht pas ditës së djeshme Izet Mexhiti u tërhoq nga pozita e koordinatorit të grupit parlamerntar të BDI-së. Në seancën e 26-të, në rend dite gjenden Ligjet për shërbime mediale dhe audiovizuele, për definimin e statusit për ndërtimet ilegale, propozim ligji për plotësim të Ligjit për financim të komunave, propozim Ligji për rishqyrtim të fakteve dhe dëshmive në procedura gjyqësore dhe propozim – programi për zhvillim rural 2020-2030.
Në seancën e 20-të në rend dite do të jetë propozim ligji për huamarrje në Bankën Ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim për efikasitetin energjetik. Në seancën e 25 do të jetë humarrja në Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projketin “Transport i shpejtë i autobusëve në Shkup” dhe leximi i dytë i Ligjit për shtetësi. Në seancën e 29 në rend dite do të jetë Ligjit për letërnjoftime, Ligji për sanksione dhe Ligji për trashëgimi kulturore.
