Maqedoni

Themelimi i Bashkësisë Selefiste, Fetahu: Rrezik për përçarje

09.03.2021 13:30

Formimi i “Bashkësia Islame Selefiste “Dar El Hadis” sipas kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi është tentim për përçarje...

Formimi i “Bashkësia Islame Selefiste “Dar El Hadis” sipas kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi është tentim për përçarje në Bashkëinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fetahi deklaroi se BFI-ja si institucion fetar ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe se tani është në pritje të epilogut gjyqësor. Fetahu tha se të gjitha shqetësimet ia kanë shprehur faktorit qeveritar si dhe atij ndërkombëtar. 

“Qëllimi jonë kryesorë është që shoqërinë tonë e në veçanti BFI-në, popullin myslimanë të mos lejojmë që të zhytet apo ti hidhet ndonjë pikë e zezë nga rryma të dyshimta. Ne jemi popull evropian, kemi nisë rrugën drejtë BE-së, ne shpjegojmë islamin konform nevojave të popullatës myslimane dhe jemi shumë të kujdesshëm që në shoqërinë tonë të mos depërtojnë dhe zyrtarizohen grupe të cilat ne i quajmë të dyshimta për shoqërinë ku ne jetojmë.”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.
 
Nxënësit e medresesë me probleme, Fetahu: Kërkojmë akreditim të medresesë “Isa Beu”
 
Një faktor tjetër shqetësues për BFI-në është edhe moslejimi i nxënësve të medresesë Isa Beu për tu regjistruar nëpër fakultetet e vendit. Këtë shqetësim kreu i BFI-së Fetahu ia përcolli zëvëndës kryeministrit Grubi, i cili premtoi zgjidhje të këtij problemi.
 
“Nxënësit tonë janë pjesë përbërëse të kësaj shoqërie dhe le pasoja shpirtërore në moment kur ata nuk munden të regjistrohen, ata quhen sikur të diskriminuar. Andaj, ne kërkuam nga zv/kryeministri që këtë çështje të mundohen ta kryejnë, pra akreditimin e medresesë.”, tha Fetahu.
 
Grubi: Problemin do e zgjidhim me ndryshime në ligj
 
“Tashmë jemi në procesin e përpilimit të ndryshimeve ligjore për regjistrimin e medresantëve në fakultetet tona, por edhe në vijimin e studimeve të atyre medresantëve të cilët janë regjistruar paraprakisht si dhe akreditimin e Medresesë.”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër.
 
 Kreu i BFI-së gjithashtu komentoi edhe mundësinë që gjatë muajit të Ramazanit të ketë sërish kufizime tjera. Ai tha se iftaret janë ambient i këndshëm për besimtarët gjatë Ramazanit, mirëpo nëse vendosin organet komptetente për kufizime, BFI do ti respektoj ato. 
 
ERSAN PAJAZITI