Maqedoni
Ora policore, Qytetarët: S’do ketë rezultat me lokalet plot
09.03.2021 14:45
Ora e re policore ka hasur në reagime të ndryshme nga qytetarët....

Ora e re policore ka hasur në reagime të ndryshme nga qytetarët. Të anketuar nga TVM, ka të tillë që e mbështesin këtë masë re restriktive dhe pranojnë se ajo vjen meqëë vetë qytetarët nuk respektuan masat aktuale si distanca, mosgrumbullimi apo mbajtja e maskave. Por ka edhe të tillë që mendojnë se ora policore nuk është zgjidhje përderisa kafenetë janë plot gjatë ditës.
"Po duhet të këtë sepse nuk respektohen rekomandimet, mbatja e maskës. Njerëzit po mblidhen"...
"Restoranet s’po punojnë. Secili restorant ka punëtorë. Cka do t’ju ndodhë atyre punëtorëve. A do të kenë prej shtetit ndonjë ndihmë . Duhet me pas prej shtetit ndihmë që m’u mbyll ato restorane"...
"Unë do të thoja më shumë që të ketë orë policore. Nga ora 6 deri në mëngjes. Kjo është vetëm për të rinjtë që të rinë në shtëpi"...
"Kush shetit në mbrëmje!? Tani kafenetë janë plot, njërëz duke shëtitur plot. Në këtë koha ka lëvizje më shumë. Nëse bëhet prej ora 18 do të jetë më mirë"...
"Un mendoj së mjaft kemi qënduar të mbyllur, njërëzit duhet tani të jetojnë të lirë.", thanë qytetarët për TVM.
Panovski: Pa u mbyllur lokalet, ora policore e kotë
Ekspertët ndërkohë thonë se ora policore nuk do të ketë ndikim nëse njëkohësisht nuk merren masa kufizuese për qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet që anë plot gjatë ditës.
"Unë personalisht nuk do ta ndaloja lëvizjen e qytetarëve, tani në kohën e pranverës, do të ketë një efekt negativ psikologjik. Do të mbyllja gjithçka, asgjë mos të punojë, as dyqane as restorante. Gjatë fundjavës le të dalin jashtë por të mos grumbullohen. Të kontrollohen që mos të ketë tubime në ambient të hapur, nëpër shtëpi në shtëpi, të mos mblidhen në qendra tregtare, dyqane, restorante dhe kafene.", tha Nikolla Panovski, mikrobiolog.
Ora e parë policore në vend, u vendos po në mars një vit më parë. Fillimisht ajo zgjati nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit. Pastaj koha ndryshoi sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.
SEDAT SELIMI
