Maqedoni
Kumanovë, filloi me punë spitali modular për Covid 19
09.03.2021 15:05
Me ngritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, në Kumanovë ka filluar me punë Spitali modular...

Me ngritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, në Kumanovë ka filluar me punë Spitali modular. Në këtë spital tashmë janë vendosur pacientët e parë të prekur nga Virusi Korona.
“Spitali disponon me 33 shtretër, kurse tashmë kemi 8 pranuar 8 pacientë. Aktualisht kemi 75 pacientë në shërim spitalor në të tri kovit repartet. Por kemi diku edhe rreth 30 shtretër të lirë. Spitali modular disponon me paisje të kompletuar të nevojshme për shërimin e pacientëve me Kovid , por gjithashtu posedon edhe me hapsira të mjaftueshme që i plotëson të gjitha standardet për punë.”, tha ndër të tjera drejtoresha Zaharieva.
Por Zaharieva gjithashtu apelon për kujdes më të madh, pasiqë virusi po përhapet me shpejtësi dhe me lehtësi.
“Të gjithë jemi qenie sociale , të gjithë kemi dëshirë të shoqërohemi e të argëtohemi, por megjithatë apeloj që të kemi kujdes dhe ti respektojmë rekomandimet për mbrojtje personale, sepse duke e mbrojtur veten i mbrojmë edhe më të afërmit dhe më të dashurit tanë. Kjo vlenë jo vetëm për në familje por edhe në vendet tona të punës.”, thotë Zaharieva.
Në rajonin e Kumanovës nga virusi korona nga fillimi i pandemisë janë prekur gjithsej 5.800 qytetarë, nga të cilët 5.243 janë shëruar, kurse për fat të keq betejën me korona virusin e kanë humbur 212 qytetarë. Aktualisht me kovid 19 janë të evidentuar edhe 345 raste.
FATLUM AQIFI
