Maqedoni
Kodi Zgjedhor, VMRO-DPMNE: Qeveria planifikon vjedhje të zgjedhjeve
09.03.2021 15:27
VMRO-DPMNE kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Qeverisë...

VMRO-DPMNE kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Qeverisë dhe të reagojë për respektimin e Kodit Zgjedhor. Opozita maqedonase akuzon pushtetin se janë duke përgatitur vjedhje zgjedhore duke pamundësuar zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ata akuzojnë qeverinë se në buxhet nuk I ka paraparë mjetet për për terminalet për gjurmët e gishtërinjve.
"Qeveria LSDM-BDI, në Buxhetin për vitin 2021, përkundër obligimit ligjor, nuk ka parashikuar furnizimin e pajisjeve për shenjat e gishtërinjve, edhe pse ishte kërkuar nga KSHZ-ja. Janë të pavërteta pohimet se me ndryshimet e tashme të Kodit Zgjedhor, MPB-ja nuk guxon ta vendos bazën e të dhënave me shenja të gishtërinjve. Vetëm duhet ta shihni Nenin 43 të Kodit Zgjedhor që të vërtetoheni se MPB-ja dorëzon në KSHZ të dhëna dhe fotografi për qytetarët.", tha Igor Janushev, Deputet I VMRO-DPMNE-së.
ASH-Alternativa: Pamundësohet keqpërdorimi i procesit zgjedhor
Aplikimin e skenerëve për regjistriin e gishtërinjve gjatë procesit të votimit e kërkon edhe koalicioni ASH Alternativa.
"Mendojmë se skeneri i gishtave është vlerë mjaft demokratike, me të cilën do të pamundësohet keqpërdorimi I procesit zgjedhor dhe gjithsecili që është kundër kësaj mënyre të procesit zgjedhor besoni se kanë plane të tjera.", tha Skender Rexhepi, deputet i ASH-AA.
LSDM: Paraprakisht konsenzus për Kodin Zgjedhor
LSDM thotë se është për skenerët e gishtërinjëve por paraprakisht me consensus duhet të pranohen dispozitat e reja në Kodin Zgjedhorë.
"Paraqitet dilema çka nëse në rast se gjatë ditës së votimit ndodhë ndonjë ndodhë ndonjë difekt, siç është rënia e rrjetit. Atëherë nëse duhet të ndërpritet votimi apo të ketë opsione të tjera si do të votojnë qytetarët. Atë që e dëgjova në press, vetëm mund të them se nuk është e vërtet.", tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM
Nga Qeveria thonë se janë për futjen e gjyrmëve në gishtërinj në zgjedhje por VMRO-DPMNE sipas tyre, është ngutur me konstatimet që I spalosën në opinion. Të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa një nga dilemat e zgjedhjeve është se çfarë nëse nuk ka lidhje të internetit, në cilën mënyrë do të vërtetohet identiteti i votuesit pyesin nga qeveria.
FLORIJE BELULI KAMBERI
