Maqedoni

Opozita shqiptare bllokon punën e Kuvendit, Rexhepi: Reciprociet ndaj LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

09.03.2021 15:40

Koaliconi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ashtu siç paralajmëruan filluan me bllokimin e punës....

Koaliconi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ashtu siç paralajmëruan filluan me bllokimin e punës së  kuvendit me arsyetimin se dy partitë më të mëdha maqedonase refuzuan debatin për propozim ligjin për shtetësi. Reciprociteti ndaj LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk do të ndalet derisa këto dy partitë nuk do ta marrin seriozisht propozim ligjin e dorëzuar nga opozita shqiptare, thotë Skender Rexhepi.
 
"E vetmja armë politike e demokratike e jona si koalicion, është që të bëjmë reciprocitet në këtë drejtim dhe çdo ligj në të cilin kemi qasje pa asnjë dallim ne do të bëjmë bllokadë dersa të vijë një marrëveshje e përbashkët që të tërhiqen amandamentet për shtetësi dhe të ulemi t’i bisedojmë çdo amandament veç e veç. Këtë reciprocitet nuk do e ndalim pavarsisht sa mund të jetë një propozim ligj me interes të veçantë për cilindo qoftë, ne do vazhdojmë për të gjitha propozim ligjet njejtë t’i bëjmë bllokadë.", tha Skender Rexhepi nga koalicioni ASH dhe Alternativa.
 
Janushev: Propozim ligji për shtetësi, jo i plotë
 
Për opozitën maqedonase refuzimi i propozim/ligjit për shtetësi I opozitës shqiptare ishte për arsye se nuk ishte propozim i plotë dhe si i tillë konsiderohet i dëmshëm.
 
"Janë disa punë që me dorëzimin e amandamenteve, ndonjëherë bëhet parandalimi i miratimin të ligjt të dëmshëm, dhe për arsyen se duhet të përmirësohet teksi i ligjit.", tha Igor Janushev nga VMRO -DPMNE.
 
Ndaj propozim-Ligjit për kundërvajtje, deputetët opozitarë shqiptare, propozuan mbi 2000 amendamente.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU