Në Tiranë do të mbahen protesta antiqeveritare
Qindra mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës me autobus për t’u bashkuar në mesditën e sotme në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës......

Protesta do të fillojë nga sheshi "Skënderbej", ndërsa më pas protestuesit do të vazhdojnë drejt sheshit "Heronjtë e kombit" përpara selisë së Qeverisë.
Policia e Shtetit shqiptar ka publikuar masat që do të merren për të garantuar sigurinë në protestën e thërritur nga Partia Demokratike. Në njoftim Policia është shprehur se është e përgatitur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Protesta e opozitës në kryeqytet mbërrin pas një turi takimesh nëpër rrethe të kreut të PD-së, Lulzim Basha ku ftoi qytetarët që të mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër asaj që demokratët e quajnë "krizë të thellë ekonomike dhe sociale drejt së cilës po shkon vendi".
