Maqedoni
Nga nesër orë policore, do të zgjasë deri më 22 mars
09.03.2021 15:17
Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendimin që të ketë orë policore në territorin e gjithë vendit për 12 ditë...

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendimin që të ketë orë policore në territorin e gjithë vendit për 12 ditë, nga ora 22:00 deri në ora 5 në mëngjes deri më 22 mars. Përveç kësaj, ka kufizime edhe për karantinë 14 ditore për personat që kthehen nga vendet afrikane, tha kryeministri Zaev. Kjo masë qeveritare vjen pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Bëhet fjalë për më pak se dy javë, përkatësisht 12 ditë. Përveç kësaj, ka kufizime edhe për karantinë 14 ditore për personat që kthehen nga vendet afrikane, Janë dhënë instruksione për kontrolle të përforcuara me qëëlim të parandalimit të përhapjes së infektimit. Shteti duhet të vazhdojë të jetojë ekonomikisht, dhe në ndërkohë të qetësojmë pjesën më të madhe të qytetarëve të cilët janë aktiv në aspektin social. Bëhet fjalë për të rinjtë që janë transmetuesit më të mëdhenj të infektimit aq më tepër kur në të shumtën e rasteve nuk e dijnë që janë të infektuar. Me këtë mase do të ndikohet në stabilizimin dhe uljen e numrit të infektimeve. MPB do të përforcojë kontrollet sepse qytetarët u liruan sa I përket respektimit të masave për mbrojtje personale, duke mos mbajtur maska, dezinfektues, dhe grupimet.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
