S’ka kuorum për votim, Kuvendi vetëm diskuton ligjet
Kuvendi përfundoi diskutimin e propozim ligjit...

Kuvendi përfundoi diskutimin e propozim ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurërtë shkurtuar. Për shkak të mungesës së kuorumit, pr/ligji do të miratohet sëbashku me ligje të tjera për të cilët ka përfunduar diskutimi, kur shumica të jetë në numër.
“Anuloj procedurën e votimit për afat të ardhshëm. Kohën, për shkak të gjendjes shëndetësore të deputetëve nuk mund ta përcaktoj dhe konformë Rregullores në mënyrë plotësuese do të jeni të informuar kur do të krijohen kushtet për pikat që ka kaluar debati.” – tha Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Konformë ndyshimeve në ligj, të hyrat vetanake në buxhetin bazë të komunës mund të planifikohen me rritje prej më së paku 50% nga mesatarja e të hyrave të realizuara në tre vitet e fundit, sipas të dhënave nga evidence e thesarit.
Për opozitën pushteti nuk ka qajse parimore dhe as vazhdimësi në zgjidhjen e këtij problem. Nuk pajtohet që ligji të miratohet me procedurëtë shkurtuar.
“Çfarë propozim zgjidhje ligjore është kjo që nuik dilni ta sqaroni? Askush nuk u paraqit për fjalë apo është vështirë të mbrohet një zgjidhje joparimore?! Por ju mundeni, vini dorën në zemër dhe vazhdoni me gënjeshtra. Kur mundet lideri i juaj mundeni edhe ju. Pse propozim ligji është me procedurë të shkurtuar?” - u shpreh Beti Stamenkovska nga VMRO DPMNE.
Për proposzimin ndryshimi në ligj është si masë antikovid dhe u mundëson komunave të planifikojnë më shumë mjete.
“Nga ajo që ishte paraparë deri më tani në ligj deri në 30% në bazë të të hyrave në vitin e fundit ne e bëjmë që tëjetë në tre vitet e fundit për shka se viti I fundit ishte në fazë të pandemisë dhe e dimë që s’kanë mundur të inkasojnë mjete si në kushte normale dhe e zmadhojmë në 50%.” – theksoi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA.
Sipas Rexhepit, propozim ligji edhe pse është me procedurë të shkurtuar, në procedurë parlamentare ka hyrë para tre muaj, kohë më se e mjaftueshme për t’u parë dhe analizuar edhe nga opozita. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
