Maqedoni

872 raste të reja, 22 viktima, orë policore prej orës 22:00-05:00 deri më 22 mars

09.03.2021 17:04

Nga 3 394 testime në 24 orëve të fundit në vend, 872 qytetarë kanë rezultua pozitivë...

Nga 3 394 testime në 24 orëve të fundit në vend, 872 qytetarë kanë rezultua pozitivë, betejën me virusin e kanë humbur 22 pacientë ndërsa  412 janë shëruar. Rastet aktive me virus në vend janë 9 300. Nisur nga rritja e shifrave Covid, qeveria miratoi propozimin ekomisionint për sëmundje infective për vendosjen e orës policore nga e mërkura deri më 22 mars, nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.
 
"Vendimi nuk vlen për udhëtarët që vijnë ose dalin nga aeroportet ndërkombëtare te cilët si leje udhëtimi do të kenë biletat e fluturimit. Ky përjashtim është edhe për udhëtarët e transportit ndërkombëtar, për transporterët e personave dhe mallrave të cilët këtë e bëjën gjatë orës policore. Si arsyetim do të pranohet lejet nga Ministria Informatike dhe Administratës. Do të përjashtohen edhe qytetarët të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjeksore. Sa i përket dhënjes së lejeve për operatorët ekonomik pas orës 22, kompanitë janë të detyruara të plotësojnë formularë në webportalin “USLUGI.GOV.MK” me të dhënat të punësuarve, që të njejtit pas të mund të lëvizin lirshëm gjatë orës policore.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë së MV-së.
 
Ora policore, Spasovski: Më mirë rrugët bosh sesa spitalet plot
 
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mendon se është më mirë të merren  masa kufizuese për një kohë të shkurtër, sesa të lejohet që sistemi shëndetësor të përballet me një valë të shtuar pacientësh. 
 
"Vendimet që ne jemi të detyruar t’i sjellim, askush nuk i dëshiron por ato janë rezultat I sjelljes së të gjitëhve ne. Nëse nuk ndjekim rekomandimet, nëse nuk veshim pajisje mbrojtëse, nëse grupohemi  dhe organizojmë ngjarje që nënkuptojnë me siguri përhapjen e virusit, atëherë në një moment shteti duhet të reagojë. Është më mirë të kesh masa kufizuese për një periudhë të shkurtër kohore, sesa t’i vendosësh  një barrë të rëndë  sistemit shëndetësor.", tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.
 
Reagon opozita: Ora policore s’është zgjidhje, ku janë vaksinat
 
VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët - Alternativa , vlerësojnë se ora policore është veprim për të mbuluar paaftësinë e qeverisë për të siguruar vaksinat.
 
“Ne kemi orë policore  dhe regjistrim në të njëjtën kohë. Gjatë ditës njerëzit do të grupohen dhe do të përhapin infeksionin. Zaev nuk ka plan as për regjistrimin, as për luftën kundër Covid 19.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
"Kujt i vlen ky izolim tash dhe, aq më shumë, pas orës 22.00? Veç nëse është ndonjë plan për transportim të lirë të materieve të ndaluara, siç janë narkotikët që po “vidhen” shpesh nga depotë e MPB-së, sepse – në të kundërtën – edhe ashtu pas orës 21.00 shteti është gati në izolim të plotë.  Me sa duket, kjo qeveri edhe një herë po dëshmon se nuk ka një strategji të mirëfilltë në luftën kundër virusit Covid 19, andaj joseriozitetin e saj në sigurimin e vaksinës Covid 19 dëshiron ta mbulojë më tallje të re me qytetarët e vendit. Në vend të imunizimit të popullatës, qeveria vendosë ta bëjë izolimin e saj.”, thonë nga ASH- AAA.
 
Por ministri Spasovski përkujton ata që tani po reagojnë ndaj orës policore, janë të njejtët që do të reagonin edhe më shumë nëse virusi do të përhapej. Vendimi për masa restrictive shtesë, vjen pas shtimit të numrit të rasteve të reja. Vetëm në Shkup në 24 orët e fundit, janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj. Në spitalet në brendi të vendit, aktualisht po trajtohen 899 pacientë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU