Maqedoni

Mexhiti: Të respektohet parimi i meritokracisë

09.03.2021 17:13

TVM2 kontaktoi me deputetin Izet Mexhiti për të marrë qëndrimin e tij rreth dorëheqjes dhe deklaratave të Grubit...

TVM2 kontaktoi me deputetin Izet Mexhiti për të marrë qëndrimin e tij rreth dorëheqjes dhe deklaratave të Grubit, por i njejti tha se të mërkurën do të njoftojë opinionin në Kuvend. Ndërkohë që për Televizionin Klan Maqedoni Mexhiti tha se nevojitet të repektohet parimi i meritokracisë në përzgjedhjen ekipit qeveritar. 
 
“Dallimi është në aspektin organizativ, themelimin e organeve partiak, hapjen e debatit. E dyta është në aspektin kadrovik, mënyra për të funksionuar parimi i meritokracisë, sepse fundi fundit vlen aq sa ke vota. Dhe nëse aplikohen anketimet për kryetar komune për deputet për pozicione tjera, atëherë pse nuk duhet të aplikohet ky sistem i anketimeve edhe në përzgjedhjen ekzekutivit.”, tha Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.
 
ERSAN PAJAZITI