Ndryshimet kushtetuese, Zaev: Bullgarët edhe torbeshët në kushtetutë

09.03.2021 17:29

Kushtetuta do të pësojë ndryshime....

Kushtetuta do të pësojë ndryshime për të inkorporuar bashkësitë më vogla etnike por, kjo do të ndodh në prag të anëtarësimt në BE.

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi qëndrimin e ministrit të jashtëm Bujar Osmani për këtë çështje por tha se deklrata e Osmanit është në kontekst të regjistrimit.

“Qëndrimi i Qeverisë ka qenë gjithmonë se para hyrjen në BE duhet ta hapim kushtetutën. Një prej rasyeve janë edhe bashkësitë më të vogla etnike që janë këtu dhe duhet të përfshihen në kushtetutë. Këtë e bëri edhe Kroacia pak para hyrjes në BE. Kemi vite në dispozicion por vullneti i shprehur se kemi gadishmëri jo vetëm për bullgarët por edhe për kroatët, torbeshët, egjiptianët, etj., si shoqëri e hapur dhe vend evropain, do të ndjekim shembullin e vendeve evropiane.” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.

Qeveria e zgjeruar, Zaev: Ftesa vlen për gjithë opozitën

Sa i takon ofertës së tij për qeveri të zgjeruar, Zaev thotë se propozimi është për opozitën në tërësi dhe nuk ka afate. Saktëson se oferta nuk vlen për kreun aktual të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.    

“Nuk ndalemi së përpijekuri edhe me opzitën maqedonase edhe me opozitën shqiptare. Me opozitën shqiptare në mandin e parë si kryetar i qevrisë pata nderin që të arrij shumë marrëveshje me rëndësi pasi edhe ata besonin në ato politika dhe besoj edhe sot mund të arrihen marrëveshje të tilla pasi edhe ata besojnë në NATO dhe BE siç besoj edhe unë. Gjë që nuk mund ta them edhe për VMRO DPMNE-në pasi me ata nuk arritëm asgjë.” – u shpreh Kryeministri, Zaev.

Megjithatë, sqaroi se propozimi për qeverisje të përbashkët është përcaktimi i tij dhe se për këtë ende nuk ka një vendim në LSDM.

Mbetet i bindur se një Qeveri e zgjeruar mund të përshpejtojë proceset në vend pasi këtë kanë dëshmuar shumë vende në Evropë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)