Qeveria miraton planin “Evropa në shtëpi”, Zaev: Nuk do të ndalemi me reforma
Qeveria ka miratuar axhendën “Evropa në Shtëpi”....

Qeveria ka miratuar axhendën “Evropa në Shtëpi”, dokument që sipas kreut të ekzekutivit Zoran Zaev, do të shërbejë si udhëhrëfyes për reformat në vend. Dokumenti sipas tij është përgatitur në bazë të obligimeve të ndërmara në suaza të trupave të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ndërsa përmban reformat që duhet ti realizojë qeveria, parlamenti, komisioni për antikorrupsion si dhe institucionet tjera relevante.
Procesi eurointegrues nuk do të ndalet thotë Zaev, duke konfirmuar se edhe në planin e jashtëm nuk do të vazhdojnë angazhimet diplomatike për të filluar bisedimet me BE-në.
“Kohë të gjatë jemi në proces dhe gjithsesi nuk do të ndalemi. Përballemi me sfida, por nuk do të jemi të dekurajuar. Vazhdojnë përpjekjet politike dhe diplomatike dhe përpjekjet për heqje të vetos nga Bullgaria. Kur jemi të përkushtuar dhe të bashkuar rezultatet do të vijnë, patjetër të vijnë” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
Dimitrov: Pas majit, më afër konferencës me BE-në
Gjasat për të qenë më afër BE - së është intervali pas muajit maj, pasi të kenë mbaruar ciklet zgjedhore në disa shtete anëtare të BE-së dhe atyre kandidate tha Dimitorv.
“Po krijohet atmosferë ku mendoj se do të ketë përpjekje serioze të gjendet mënyrë që të ketë konsensus për miratimin e kornizës negociuese dh përfundimisht ta kemi konferencën ndërqeveritare. Atë që sot ne e prezantojmë është pikërisht sinjal se duke kontribuar në maksimum të depërtojmë në rrugëtim, nuk kemi luksin që ta lëmë punën në shtëpi sepse mes tjerash, bisedimet aderuese janë mjet për sjelljen e standarteve evropiane në shtëpi” – u shpreh v.Kryeminstri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre nuk do të ketë “Shtëpi evropiane” derisa Zaev është kryeministër ndërsa planin e cilësojnë si dështimtim të rradhës siç ishin ata paraprak. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
