Obama me urdhër sekret e vazhdoi misionin ushtarak në Afganistan

22.11.2014 12:44

E përditshmja "Nju-Jork Tajms" raportoi se presidenti amerikan, Barak Obama, e ka vazhduar rolin luftarak të trupave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, edhe për një vit nëpërmjet një urdhëri sekret, që e ka nënshkruar në javët e fundit.....

Më parë Obama ka thënë se operacionet luftarake të NATO-s në Afganistan, që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, do të përfundojnë në fund të këtij viti.

Misioni i ardhshëm i NATO-s, prej 1 janarit 2015, do të përfshinte 9,800 ushtarë amerikanë dhe 3 mijë ushtarë nga Gjermania, Italia dhe vendet e tjera të aleancës veriatlantike.

Ky mision, fillimisht, do të ishte i fokusuar në mbështetjen e forcave afgane.

Por, "Nju-Jork Tajms" raporton sot se urdhëri i Obamës i autorizon trupat amerikanee për ta vazhduar misionin luftarak kundër militantëve në Afganistan, përfshirë talibanët, nëse ata u kërcënohen forcave amerikane ose qeverisë afgane.