"E majta" kërkon pezullimin e regjistrimit, "Maqedonia unike” kërkon ligj të ri

09.03.2021 19:34

Pas bojkotit nga VMRO-DPMNE, edhe Partia "E majta"....

Pas bojkotit nga VMRO-DPMNE, edhe Partia "E majta" ka vendosur të mos e hapë derën për regjistruesit, nëse regjistrimi i popullatës nuk shtyhet për vitin e ardhshëm. Maqedonia unike ndërkohë  kërkon ligj të ri.

“Edhe në Ligj edhe në Metodologji nuk janë të definuara dokumentet personale, vetëm se shkruan dokumente adekuate. Më pastaj, kemi një definicion paushall sa i përket vendbanimit. Dyshoijmë se përmes saj do të bëhet falsifikimi I regjistrimit pasi nuk ekziston në asnjë standart. Çështja me kruciale është se një person I tretë mund të jap të dhëna personale për dikë tjetër, të cilat janë të mbrojtura me konventa ndërkombëtare” – u shpreh Borislav Kërmov nga Partia, “E majta”.

“Poashtu, një ligj është paraparë nënshkrim I dyfishtë që regjistrimi të jetë I vlefshëm. Ëhstë paraparë popullsi rtezidente dhe jorezidente. Të gjithë këto elemente e bejnë ligjin të sjell deri në regjistrim politik në vend të operacionit statistic I cili realisht duhet të bëjë numërimin e popullsisë.”   - deklaroi Janko Baçev nga “Maqedonia Unike”.