Maqedoni
Parashikimi i motit
10.03.2021 09:02
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare, nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 13 gradë celcius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Kah fundi i ditës në pjesët më të larta reshjet nga shiu do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut.
