Maqedoni

Prej sot deri më 22 mars, orë policore nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit

10.03.2021 09:22

Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive me qëllim të parandalimit të rritjes së mëtejshme të numrit të pacientëve dhe të hospitalizuar me Kovid-19....

Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive me qëllim të parandalimit të rritjes së mëtejshme të numrit të pacientëve dhe të hospitalizuar me Kovid-19, Qeveria vendosi për orë policore prej sot deri më 22 mars, që nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa lëvizja gjatë kufizimit do të jetë e mundur vetëm me leje.
 
"Vendimi nuk vlen për udhëtarët që vijnë ose dalin nga aeroportet ndërkombëtare te cilët si leje udhëtimi do të kenë biletat e fluturimit. Ky përjashtim është edhe për udhëtarët e transportit ndërkombëtar, për transporterët e personave dhe mallrave të cilët këtë e bëjën gjatë orës policore. Si arsyetim do të pranohet lejet nga Ministria Informatike dhe Administratës. Do të përjashtohen edhe qytetarët të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjeksore. Sa i përket dhënjes së lejeve për operatorët ekonomik pas orës 22, kompanitë janë të detyruara të plotësojnë formularë në webportalin “USLUGI.GOV.MK” me të dhënat të punësuarve, që të njejtit pas të mund të lëvizin lirshëm gjatë orës policore.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë së MV-së.