Maqedoni
Bytyqi–Abazoviq: E ardhmja e Balkanit Perëndimor, qëndron në bashkëpunimin ekonomik
10.03.2021 10:44
Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron sot për vizitë pune në Shkup..

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron sot për vizitë pune në Shkup ku pritet të realizojë takime me përfaqësues të lartë të shtetit, kryeministrin Zaev, zv/kryeministrin e parë Artan Grubi, dhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi.
Fillimisht , zv/kryeministri Abazoviq realizoi takim me zv/kryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Në konferencën e përbashkët për media dy bashkëbiseduesit thanë se sfidat me të cilat përballen të dy shtetet, nuk janë të lehta, por misioni është që të krijohen vlera të reja. Vendet e rajonit dhe të Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë hapin e manifestimit të nrdyshimeve. Një nga temat kyçe per te cilen biseduan ishte edhe tema e minishengenit Ballkanik dhe tregu i perbashket rajonal.
"Mendojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në bashkëpunimin ekonomik. Ne folëm e u dakorduam që të marrim hapa konkretë e më të qarta rreth krijimit dhe operacionalizimit të asaj që nënshkruam në nëntor dhe procesit të Berlinit e tregut të përbashkët. Folëm për aktivitetet në periudhën post Covid e punën që na pret për atë që unë e quaj konkurueshmëri rajonale , që mendoj se është baza e zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.", tha Fatmir Bytyqi, zv kryeministër.
"Ne nuk kërkojmë zëvëndësim për inkuadrimin në BE. Mendoj se qëllimi i të gjitha shteteve duhet të jetë inkuadrimi në Union, por në këtë moment, derisa shtetet të kryejnë të gjitha obligimet, është mirë të shohim se si një bashkëpunim rajonal mund të jetë më i fuqishëm e me reultate konkrete. Mendoj se ka shumë sektorë ku duhet të ketë përmirësim. Procesi i Berlinit, ka të bëjë me një mardhënie më të mirë mes shteteve ballkanike e ne jemi dakord 100% si të shkojmë në atë drejtim.", tha Dritan Abazoviq, zv kryeministër i Malit të Zi.
