Maqedoni
Fillon vaksina ruse “Sputnik V”
10.03.2021 11:35
Në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, sot do të fillojë vaksinimi..

Në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, sot do të fillojë vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik V” për vakzinimin e personelit mjekësor.
“Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve kovid dhe gjendjes aktuale, do të vazhdojë vaksinimi i punonjësve shëndetësor, të cilët janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID-19”, thonë nga MSH.
Më herët u paralajmërua se vaksina ruse do të përdoret për të vaksinuar të sëmurët kronikë dhe personat e vendosur në shtëpinë e pleqve.
Ndërkaq, në poliklinikën “Bukuresht” sot do të fillojë rivaksinimi me vaksinën “Pfizer”
