Maqedoni

ITShKSh: Dita e deportimit dhe Holokausti i 7.144 hebrenjve

10.03.2021 15:31

Me 18 pisha të mbjella në oborrin Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup...

Me 18 pisha të mbjella në oborrin Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me ministrin e punëve të jashtme të Izraelit, u përkujtuan 7 mijë e 144 hebrenjtë nga vendi të cilët ishin viktima të fashizmit në kampin e përqendrimit “Treblinka”. 
 
“Kjo ka simbolikë mbjellja e 18 pishave, që do të thotë ringjallje që ka simbolikën e vitit 1943 ku 98% e popullit hebrenj është asgjësuar kjo ngjarje është e jashtëzakonshme dhe ne po e aktualizojmë me  dhënien dhe angazhimin tonë për këtë çështje që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.”,- tha drejtori i ITShKSh-së, Skender Hasani.
 
“Hebrenjtë nga Maqedonia të cilët ishin viktima të Holokaustit jemi këtu për të kujtuar dhe për të mos harruar asnjëherë dhe mos të na përsëritet ndonjëherë në histori.”,- theksoi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
 
Sipas vlerësimeve në “Treblinkë” janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e Holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943.
 
REJHANE BUSHI METAJ