Në VK Bllacë konfiskohen 188 mijë euro dhe gjashtë kilogramë marihuanë

22.11.2014 13:47

Nëpunësit doganorë të Sektorit për punë operative dje në dy raste të veçanta në vendkalimin kufitar Bllacë parandaluan përpjekje për kontrabandimin e 188 mijë eurove dhe gjashtë kilogramëve marihuanë.......

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, është paraqitur për dalje nga Republika e Maqedonisë, te shtetasja e Maqedonisë me inicialet M.E. janë gjetur 190 mijë euro të paparaqitura. Devizat e paparaqitura janë gjetur në një çantë personale e cila ka qenë në sediljen pranë drejtuesit të makinës, të paketuara në qese plastike. Në pajtim me Ligjin për punë me deviza, dy mijë euro i janë kthyer ndërsa 188 mijë eurot e tjera i janë ndalur përkohësisht.

Drejtoria doganore, kundër personit M.E. ka filluar procedurë përkatëse penale.

Në rastin e dytë rreth orës 12 në mesditë, në vendkalimin kufitar Bllacë për hyrje në Republikën e Maqedonisë ka mbërrirë një automjet pasagjerësh "Opel Astra" me targa gjermane, i drejtuar nga personi V.B. (42), në të cilin si bashkëudhëtarë ka qenë edhe A.F. (28) të dy shtetas të Republikës së Gjermanisë. Automjeti është përzgjedhur për kontroll, ndërsa gjatë kontrollit janë përdorur edhe qentë kufitar të cilët kanë treguar për praninë e drogës me gërvishtjen e brendësisë në sediljet e pasme.

Gjatë kontrollit në sediljen e pasme janë gjetur shtatë pako të mbushura me materie bimore me ngjyrë të gjelbër të ngjitur me ngjitës të tejdukshëm, i cili në testuesin për narkotikë NIK tregoi indikacione se bëhet fjalë për drogë narkotike-marihuanë.

Personat bashkë me një person tjetër i cili ka qëndruar në Munih janë dakorduar që të organizojnë dhe realizojnë transportin e marihuanës nga Kosova për në Gjermani. Vlera e drogës së konfiskuar në narko tregun e Evropës Perëndimore vlerësohet rreth 20.000 euro.

Të dyshuarit V.B. dhe A.F. janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Gjykatën Themelore Shkup, ndërsa Drejtoria doganore deri te Prokuroria themelore publike do të ngrejë kallëzim penal për "Prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". (mia.mk)