Zaev mohon shkrimet e gazetës “La Verita”

10.03.2021 16:19

Kryeministri, Zoran Zaev, i ka mohuar pretendimet e gazetës italiane “La Verita”....

Kryeministri, Zoran Zaev, i ka mohuar pretendimet e gazetës italiane “La Verita” se me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë tentuar të sigurojnë vaksina kineze “Sinofarm” nga një kompani fantom nga Hon Kongu.

Por, kryeministri tha se Qeveria po bën përpjekje maksimale për furnizim me vaksina që qytetarët e vendit sa më parë që është mundshme të vaksinohen.

“Absolutisht mohoj çfarëdo qëllimesh jo të mira apo veprime joligjore, pasi në këtë periudhë bëjmë përpjekje të sigurojmë vaksina nëpërmjet të gjitha kanaleve të mundura, siç presin qytetarët tanë që sa më parë t’i kemi. E kam informuar opinionin, edhe ministri i shëndetësisë e ka informuar opinionin, se pas dy javë pritjesh të aktiviteteve nga Ambasada kineze, ne nuk mund të vendosnim kontakt direkt me “Sinofarm” dhe dha shpallje për kompanitë private të cilat nuk i konfirmoi Ministria e Jashtme, prandaj edhe u tërhoq avansi dhe tani presim arritjen e porosive nëpërmjet Ministrisë së Jashtme kineze, përkatësisht nëpërmjet Ambasadës kineze.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.            

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe po vrapojnë pas provizionit

Por, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë deklaruar se Zaev dhe Filipçe po vrapojnë pas provizionit në vend që të përpiqen të sigurojnë vaksina.

“Atë që janë përpjekur ta bëjnë në dhjetor të vitit 2020, Zaev dhe Filipçe, me vaksinat, është se në vend që të ndjekin procedurë të rregullt për furnizim me vaksina nëpërmjet kanaleve shtetërore janë përpjekur të angazhojnë firmë fantom të regjistruar në Hong Kong. Gazetës “La Verita” njoftoi se Kina herën e parë ka refuzuar bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë, pasi ministri i shëndetësisë ka kërkuar që furnizimi të kalojë nëpërmjet kompanisë së dyshimtë.”,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Nga opozita kanë pyetur si quhet firma në Hong Kong dhe si Ministria e Shëndetësisë e ka zgjedhur pikërisht këtë kompani për të ndërmjetësuar furnizimin me vaksinat kineze. 

Kryeministri ka thënë se bëhet fjalë për kompaninë “Pauer Çajn”, përkatësisht “Sino Hidro”, por nga ajo që mund të shihet në regjistrin e këtyre kompanive, ato nuk janë të regjistruara në Hong Kong dhe ato nuk janë kompani fantom. (Gyltene Sinani, TVM2)