Maqedoni
Shkup, u gjend trupi i pajetë i Arben Arsllanit
10.03.2021 16:48
Gjendet i vdekur i riu, Arben Asllani, nga Shkupi, i cili ishte zhdukur prej para dy vitesh....

Gjendet i vdekur i riu, Arben Asllani, nga Shkupi, i cili ishte zhdukur prej para dy vitesh. Trupi i Arben Asllanit, mbrëmë është gjetur në ujërat e lumit Lepenc, nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar policinë.
Babai dhe familja e të ndjerit vazhdimisht kanë bërë thirrje tek institucionet për gjetjen e djalit të tyre, por deri tani nuk kishin marrë asnjë informacion. Arben Asllani ishte zhdukur para banesës së tij më datë 23 janar të vitit 2019. Pas njoftimit, policia ka dalë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë ndaj të cilit do të kryhet autopsi.
