MPB-ja dhe OSBE-ja, memorandum kundër tregtisë me armë

10.03.2021 18:07

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Brendshme....

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Brendshme filluan projektin që synon zvogëlimin e rrezikut të tregtisë së paligjshme dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta. Projekti i ri bazohet në rezultatet e projektit të mëparshëm, të zbatuar gjatë katër viteve të fundit me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Gjermane e Punëve të Jashtme.

Ky aktivitet ndihmoi Ministrinë e Brendshme të azhurnojë infrastrukturën e saj të sigurisë në 15 vendkalime kufitare në të gjithë vendin, të vendosin rregulla dhe standard për menaxhim me rezervat me armët e vogla dhe të lehta, dhe ti përforcojnë rolin e Komisionit Nacional për armët e vogla dhe të lehta.

“Siguria e rezervave kombëtare të është me rëndësi të madhe për rritjen e sigurisë kufitare, duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe shmangien e tregtisë së mëtejshme të paligjshme, e cila në fund të fundit kontribuon në sigurinë e qytetarëve në rajon dhe më gjerë.",- tha shefi i misioni të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

“Problemi i përhapjes së pakontrolluar të armëve të lehta ka fituar rëndësi në vitet e fundit në agjendat ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare, pasi rrethana shtesë globale, veçanërisht në fushën e migrimit masiv dhe ndryshimit të koncepteve terroriste, kanë shumëzuar pasojat e mundshme të rrezikshme të armëve dhe të atyre të lehta.”,- u shpreh ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Otto Graf - zëvendësshef i Misionit në Ambasadën gjermane në Shkup, theksoi se qëllimi i këtij projekti është të mbështesë sektorin e zbatimit të Ligjit të Republikës së Maqedonisë Veriore në zhvillimin e shërbimit të tij profesional për trajtimin më të mirë të kërcënimeve transnacionale përmes armëve të vogla dhe të lehta, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar. (Fitim Kryeziu, TVM2)