RTVM dhe Televizioni Nacional Bullgar, nënshkruan memorandum bashkëpunimi
10.03.2021 19:52
Radio Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni Nacional Bullgar....

Radio Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni Nacional Bullgar kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja parasheh shkëmbimin reciprok të lajmeve, emisioneve për fëmijë, atyre muzikore, argëtuese, kulturore dhe arsimore. Drejtori i RTVM-së, Marian Cfetkovski dhe TNB-së, Emill Koshllukov, vlerësuan se marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh.
“Së shpejti dëshirojmë të hapim edhe korrespodenturë në Sofje, ndërsa shpresojmë se këtë do ta bëjë edhe televizioni bullgar, tha Cfetkovski.
Derisa politikanët merren me politikë, historianët me histori, ne bëjmë televizion, deklaroi drejtori i Televizionit bullgar.
