Maqedoni

Parashikimi i motit

11.03.2021 09:03

Moti do të jetë me diell e me vranësira të vogla mesatare dhe më i ftohtë....

Moti do të jetë me diell e me vranësira të vogla mesatare dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht paradite dhe veçanërisht shprehur përgjatë Vardarit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 11 gradë celcius.
 
Në Shkup, paradite moti do të jetë kryesisht me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Nga mesdita vranësirat do të ulen dhe gjatë ditës moti do të jetë me diell. Temperatura minimale do të ulet deri -2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil, si dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.