Maqedoni

Vendi prej mbrëmë me orë policore, Spasovski: Do të dënohet secili që nuk e respekton

11.03.2021 09:18

Prej mbrëmë në mbarë vendin filloi ora policore e cila do të zgjasë deri më 22 mars....

Prej mbrëmë në mbarë vendin filloi ora policore e cila do të zgjasë deri më 22 mars me mundësi për t’u zgjatur në varësi të situatës epidemiologjike. Ndalim qarkullimi vlen nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.
 
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski doli mbrëmë në në terren për të vlerësuar respektimin e kësaj mase. Ai deklaroi se secili që nuk do të respektoj orën policore do të dënohet.
 
“Këtë masë restriktive e dimë që askush nuk e dëshiron por ne qoftë se dëshirojmë të mbrojmë veten dhe qytetarët është e pashmangshme vendosja e orës policore dhe në këtë mënyrë e ndërpresim zingjirin e shpërndarjes së virusit. Dua poashtu t’u faleminderoj policëve që gjatë gjithë kohës kane qenë në terren”, tha Spasovski.
 
Ora policore u rivendos për të frenuar përhapjen e virusit, pas rekomandimit të  Komisionit për Sëmundje Infektive, për shkak se në javët e fundit janë shtuar shifrat e të infektuarve të rinj dhe numri I viktimave, edhe nga mosrespektimi i masave mbrojtëse, si mbajtja e distancës apo maskës nëpër vende publike.
 
Edhe në 24 orët e fundit vendi regjistroi numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me Covid 19. Nga 3.707 të testuar janë regjistruar 913 të ifektuar. Paoshtu jetën e kanë humbur 16 persona, derisa janë shëruar 351 persona. Deri tani në vend janë regjistruar 109.262 të infektuar prej të cilëve 96.173 janë shruar, 3.244 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 9.845.
 
Ora policore për herë të parë u vendos në mars të vitit të kaluar, në periudha të ndryshme kohore, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe më 27 maj si pjesë e masave lehtësuese u vendos për shfuqizimin e kësaj mase.