Botë
Një vit pandemi, ende nuk dihet kur do të rikthehet normaliteti
11.03.2021 10:01
Saktësisht një vit më parë, gati tre muaj pasi rastet e para u identifikuan në Kinë....
Saktësisht një vit më parë, gati tre muaj pasi rastet e para u identifikuan në Kinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e karakterizoi virusin korona si pandemi
Pandemia shkatërroi ekonomi dhe u ndryshoi jetën miliarda njerëzve. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, pandemia vrau mbi 2.6 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa infektoi mbi 118 milionë.
Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të goditur në botë, gati 530,000 njerëz vdiqën dhe së paku 29 milionë u infektuan.Infektimet ditore, vdekjet dhe shtrimet në spital ranë dukshëm atje, pjesërisht për shkak të vaksinimit. Rreth 62 milionë njerëz në SHBA apo rreth 19 për qind e popullsisë së rritur u vaksinuan deri tani.
Derisa fushata e vaksinimit përshpejtohet, më shumë shtete amerikane po i heqin kufizimet, duke rihapur restorantet, dyqanet dhe shërbimet e tjera.Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se lehtësimi i parakohshëm i masave shëndetësore mund të nxisë një tjetër valë të infeksioneve.Kjo valë e re po ndodh tashmë në pjesë të Evropës dhe Amerikës Latine, ku variantet e reja të virusit morën hov.
Brazili regjistroi të mërkurën një rekord të ri të vdekjeve ditore nga virusi: 2,286. Në Evropë, i ashtuquajturi variant britanik i koronavirusit është duke u bërë dominues në shumë vende. Në Gjermani tha se ky variant po përhapet gjithnjë e më shumë dhe se tani përbën rreth 55 për qind të infeksioneve të reja, krahasuar me 22 për qind, dy javë më parë.Spanja tha se do t’i forcojë masat e izolimit gjatë Pashkëve, në përpjekje për të parandaluar një tjetër valë të virusit korona.
Edhe disa vende në Ballkan njoftuan këtë javë se do t’i rrisin kufizimet, në përpjekje për të lehtësuar presionin mbi sistemet e tyre të mbingarkuara.
Europë, eksportohen 34 mln doza vaksinave në 31 vende
Bashkimi Europian deri më tani ka eksportuar afërsisht 34 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 në vendet e tjera.
Kjo sasi përfshin 9.1 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, 954 000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 3.9 milionë në Kanada.
Sipas dokumentit të cituar nga “Bloomberg” dhe “shpërndarë ambasadorëve në BE”, eksportet përfshinin 31 vende dhe kërkesat e autorizuara për eksport ishin 249 nga 258 në total.
