Maqedoni

Letrat që iu dërguan kompanisë kineze, “La Verita”: Në dokumente është firma e Filipçes

11.03.2021 10:54

Megjithëse dje kryeminstri e mohoi, Gazeta italiane “La Verita”...

Megjithëse dje kryeminstri e mohoi, Gazeta italiane “La Verita”, ka vazhduar edhe sot të publikojë detaje nga procesi i furnizimit me vaksina kineze në Maqedoninë e Veriut. 

E përditshmja italiane ka publikuar sot letrat që janë dërguar nga RMV drejt kompanisëkineze Sinofram, e në to qëndron firma dhe emri i ministrit të shëndetësisë Venko Filipce i cili madje, sipas gazetës, u tregon kinezëve se përmes cilës furmë duhet të bëhet porosia.
 
Në letrat e dërguara më 25 dhjetor e më pas më 25 janar, në të cilan thuhet edhe se autoritetet përjashtojnë kompaninë nga çdo lloj përgjegjësie për pasojat e mundshme negative nga përdorimi i vaksinës, gjë që sipas gazetës, është në kundërshtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe është shkelje e misionit themelor institucional, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. 
 
Sipas” La Verita”, letrat e Filipçes drejt Pekinit, të datës 25 dhjetor 2020 dhe 25 janar 2021, janë shkëmbyer përmes kompanisë “Starbi International” në Hong Kong.  
 
Dje, gazeta italiane publikoi se arsyeja e kthimit të paradhënies së paguar nga Maqedonia e Veriut për vaksinat kineze, është se marrëveshja kishte gjasë të realizohej përmes një ndërmarrjeje kopmanie ndërmjetësuese fantazmë, me seli në Hong Kong, e cila nuk ka themel të fortë, por posedon depozita të mëdha financiare në bankën gjermane “Deutsche Bank”.