Maqedoni

40 vjetori i demostratave studentore, manifestime përkujtimi në Prishtinë dhe Shkup

11.03.2021 12:31

Përkujtohet sot 40 vjetori i demostratave të dy prillit të vitit 1981....

Përkujtohet sot 40 vjetori i demostratave të  dy prillit të vitit 1981. 
 
Shkendijat e para që i ndezën studentët e Universitet të Prishtinës, më 11 dhe 26 mars, u përhapën në të gjithë Kosovën më 1 dhe 2 prill. Rezistenca e tyre i parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike. Demostrata e viteve 1981, konsideroheshin si demonstrata më të mëdha të Gadishullit Ballkanit dhe të Evropës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. 2 prilli u shpall si një gjendje e jashtëzakonshëm, ku ranë edhe dy prej demonstruesve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Sot edhe në Shkup organizohet konferencë për 40 vjetorin e demonstratave studentore në Prishtinë, në përkujdesje të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.