Maqedoni
Vaksinat kineze, La Verita vazhdon të publikojë dokumente
11.03.2021 14:05
Megjithëse një ditë më parë kryeminstri e mohoi, Gazeta italiane “La Verita”, ka vazhduar edhe sot të publikojë detaje...

Megjithëse një ditë më parë kryeminstri e mohoi, Gazeta italiane “La Verita”, ka vazhduar edhe sot të publikojë detaje nga procesi i furnizimit me vaksina kineze në Maqedoninë e Veriut. E përditshmja italiane ka publikuar sot letrat që janë dërguar nga RMV drejt kompanisë kineze Sinofram, e në to qëndron firma dhe emri i ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe i cili madje, sipas gazetës, u tregon kinezëve se përmes cilës firmë duhet të bëhet porosia. Sipas La Verita, letrat e Filipçes drejt Pekinit, të datës 25 dhjetor 2020 dhe 25 janar 2021, janë shkëmbyer përmes kompanisë “Starbi International” në Hong Kong.
Vaksinat kineze, Filipçe demanton akuzat
Këto publikime i ka përgënjeshtruar ministri i shëndetsisë Venko Filipçe. Ai këmbëngul se nuk bëhet fjalë për asgjë të kundërligjshme dhe të parregullt.
“Ishte mesazhi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në të cilin na u tha se do të zgjedhin një rrugë tjetër që do të na sugjeronin. Dhe këtu nuk ka asgjë të dyshimtë. E shihni se gjithandej bëhet luftë që të arrihet te vaksinat. Unë nuk e di se për çfarë provizione ne akuzohemi këtu dhe kompani fantome, kur mjetet janë kthyer. Nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim, thjeshë i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetsisë.
VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të jep përgjegjësi
Ndërkohë opozitarja VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga ministri i shëndetsisë Venko FIlipçe. Nga VMRO thonë se Filipçe duhet të jap llogari se a ka bërë marrëveshje me kompani fanatazme e cila ka tre të punësuar.
“Prokuroria do të duhet të hulumtoj këtë afire korruptive, se në cilën xhirollogari janëpaguar paratë e avansit, sa ka qenë vlera nga paratë e avansit dhe në cilën llogari janë tërhequr. Përkatësisht se nëse kjo kompania fantazmë përmes tre të punësuarve është kompania përmes të cilës Qeveria ka pasur për qëllim të realizon provizione në kurriz të shëndetit tpë qytetarëve.”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Procesi për blerjen e vaksinave kineze ende vazhdon, tha Filipçe, por dhe nuk dihet koha se kur do të arrijnë.
ERSAN PAJAZITI


