Qeveria po investon në ndërtimin e çerdheve
860 vende për kujdes të fëmijëve do të fitohen me hapjen e 20 foshnjoreve të reja të cilat priten të fillojnë me punë deri ne fund të vitit......

Qeveria bëri të ditur se 6 prej tyre me kapacitet prej 260 vendeve, të cilat veçmë kanë filluar me punë, 5 me kapacitet prej 210 vendeve janë ndërtuar dhe pritet hapja e tyre, në 5 foshnjore me kapacitet prej 290 vendeve është duke u punuar intenzivisht dhe pritet që të hapen deri në fund të ketij viti , ndërsa 3 foshnjore do të duhet të jenë gati për 120 ditë.
“Nga mesi I këtij viti , pas marrjes së vendimit te programit për punë të qeverisë , mund të informojmë se në këtë periudhë 6 mujorshe janë ndërtuar 20 çerdhe për fëmijë , që paraqet plotësimin e gjysmes së planit te planifikuar për katër vitet e ardhshme. Kjo është normë e mirë e cila po plotsohet. Po punohet intenzivisht nga ana e më shumë institucioneve , dhe kemi përparime dhe rezulatete ” – tha Zëdhenësi i Qeverisë, Aleksander Georgiev.
Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e këtyre kopshteve është 55 milionë prej të cilave 40 milionë janë siguruar nga Buxheti i Shtetit.
Sipas programit të qeverisë në periudhën e ardhshme katër vjeçare është planifikuar të ndërtohen 40 kopshte të reja. Disa prej tyre do të ndërtohen prej në themel ndërsa disa prej tyre do të zgjerohen. (Ersan Pajaziti, TVM2)
