Maqedoni
Filipçe: Do shqyrtojë situatën nëse ka nevojë për masa shtesë
11.03.2021 15:51
Komisioni i Sëmundjeve Infektive, do të shqyrtoje situatën aktuale me çka do të shihet...

Komisioni i Sëmundjeve Infektive, do të shqyrtoje situatën aktuale me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19, njoftoi ministri I shëndetësisë Venko Filipce.
“Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë. Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
MPB: 12 persona nuk i respektojnë orën policore
Pavarsisht vendosjes së masave, ka persona të cilët nuk I respektojnë të njejtat. Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se mbrëmë prej 22:00 deri në orën 05:00, 12 persona nuk e kanë respektuar orën policore, gjegjësisht ndalesën për lëvizje.
“Mbrëmë, një pjesë e udhëheqësisë së MPB-së, e udhëhequr nga ministri Oliver Spasovksi, ka bërë vëzhgim në zbatimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe qytete tjera. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, kontrolli i kufizimit të lëvizjes të zbatohet sipas vendimit të Qeverisë.”, njofton MPB.
Në territorin e RMV-së, 408 persona janë gjobitur për mosmabjtje të maskës në fytyrë. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë dhe bashkë të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.
FARIJE DAUTI BAKIU
