Maqedoni

Situata shëndetësore me pandeminë, Mickovski: Të shtyhet regjistrimi dhe zgjedhjet

11.03.2021 17:10

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hirstijan Mickovski kërkon që regjistrimi të realizohet në muajin shtator ndërsa...

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hirstijan  Mickovski kërkon që regjistrimi të realizohet në muajin shtator ndërsa zgjedhjet lokale të  organizohen në nëntor. Në letrën dërguar  ambasadorëve  dhë përfaqësueve diplomatik në vend,  Mickovski thotë se shkaku që ai kërkon shtyerjen e rregjistrimit është pikërisht situata shëndetësore me pandeminë.
 
Konsideron se deri në shtator mund të ulet rreziku publik  me shëndetësinë  për shkak të vaksinimit të qytetarëve dhe sigurimit të vaksinave tjera anti-covid.
 
“Lufta kundër situatës  së rëndë epidemiologjike, në mungesë të vaksinave,  e kombinuar me regjistrimin në terren,  do ta vëjë në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj  për nevojën e regjistrimit kredibil, por në këtë moment  nuk është koha për një gjë të tillë.  Ne e kemi patjetër të fokusohemi  para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore  që i kemi para nesh. Pasi të kalojë kriza në shëndetësi ne mundemi përsëri ti kthehemi regjistrimit” - thuhet në letrëën e Mickovskit.
 
LSDM: Shqetësimi i tij për shëndetësi, hipokrizi
 
Nga LSDM e cilësojnë hiporizi  shqetësimin e Mickovskit për shëndetin publik.
 
"Pothuaj 19 vite shteti nuk ka realizuar rregjistrim si një operacion më të rëndësishëm statistikor operativ dhe pikërisht për shkak të VMRO- DPMNE-së  e cil ka shpenzuar para të popullit dhe që ndërpreu regjistrimin në vititn 2011 për shkak të kalkulimeve të tyre partiake", u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
Mickovski bllokon dhe  njëherit nuk kontribon për të mirën e qytetarëve, por mundohet në mënyra të ndryshme ta mbajë gjallë vendin e tij si lider partie në VMRO-DPMNE, kundërpërgjgijen nga LSDM. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULAHU