Maqedoni
Qeveria miraton planin për punësim, mbi 10 mijë njerëz pa punë mund të aplikojnë
11.03.2021 17:41
Një pjesë e njoftimeve për masat nga plani operativ tashmë janë publikuar...

Një pjesë e njoftimeve për masat nga plani operativ tashmë janë publikuar, mbi 10 mijë njerëz që kanë mbetur pa punë mund të aplikojnë. Mbi 24.5 milion euro nga arka e shtetit dhe fonde evropaine do ta zbusin efektin negative të krizës me kovid 19.
Mbështetja nuk do të jetë selektive siguron Qeveria. Në pyetjen se si do të rekrutohen kandidatët nëse disa persona nga etni të ndryshme plotësojnë në mënyrë të barabartë kërkesat, ata thonë se përzgjedhja do të bëhet sipas të njëjtit parim të përfaqësimit të tyre në shoqëri.
"Qëllimi i këtyre parimeve është të arrijnë mbështetje të barabartë me planin operativ, i cili nuk do të jetë selektive dhe i cili do të mbulojë të gjitha kategoritë e qytetarëve. Qeveria krijon masa ekonomike për të shpëtuar çdo vend pune dhe askush nuk do të mbetet vetëm", u shpreh zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Mbështetje për trajnimin dhe punësimin e 150 personave me aftësi të kufizuara dhe sëmundjeve kronike, përvetësimin e aftësive të tyre për aktivizimin në tregun e punës. Rreth 30 mijë denarë tarifë mujore do t'u jepen trajnerëve që do ta zbatojnë. Masa "Vetëpunësim" parashikon një grant prej dhjetë mijë eurosh, për subvencione për paga deri në 19 mijë denarë në muaj.
"Shuma e mbështetjes financiare është 307 mijë e 500 denarë ose deri në 615 mijë denarë nëse një person juridik themelohet nga një partner. Programi i subvencionimit të pagave do të sigurojë mbështetje për punësimin për 866 njerëz të papunë që e kanë më të vështirë të hyjnë në tregun e punës", theksoi drejtori i Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri.
Këtë vit buxheti për planin operativ është rritur me katër million euro përshkak të numrit në rritje të vendeve të punës të humbura gjatë krizës me kovid 19. Zëvendëskryeministri Bytyqi me një mesazh, investimet janë duke u zhvilluar që do të gjenerojnë tre mijë vende të reja pune për palët aktive të tregut të punës.
SEDAT SELIMI
