Maqedoni
40 vjetori i demonstratave të vitit 1981, u shënua edhe në Shkup në përkujdesje të Ahmetit
11.03.2021 18:38
Më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë filluan demonstratat gjithpërfshirëse popullore që ndryshuan...

Më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë filluan demonstratat gjithpërfshirëse popullore që ndryshuan kontekstin historik të popullit shqiptar. Kjo u tha me rastin e akademisë përkujtimore për shënimin e 40 vjetorit të demonstratave studentore të 81- shit në Prishtinë. Këto demonstrata shënuan një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar u tha me këtë rast.
"Gjenerata e 81 është më ma fat sepse kurrë nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës, u krijua Ushtria çlirimtare e Kosovës bëmë një luftë të mrekullueshme, të pastërt me ndihmën e aleatëve miqëve me ndihmën e SHBA ve BE të Natos arritëm të çlirohet Kosova lirinë e fituam me gjakun tonë", u shpreh kyretari i BDI-së, Ali Ahmeti.
"I respektojmë dhe nderojmë ngjarjet etilla më së miri duke nderuar dëshmorët që dhanë jetën për to dhe duke realizuar porositë dhe vlerat e tyre duke i lartësuar ato vlera në të mirën e popullit tonë dhe pa të keqen e askujt, në të mirën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ,koekzistencës për të dëshmuar se liria jonë nuk është rrezik për të tjerët, por është e mirë për të gjithë ata që e duan lirinë bashkëjetesën dhe integrimin në Evropë dhe në botën demokratike", theksoi kryetari i shoqatës së të burgosurve politik Hydajet Hyseni.
"11 MARSI I VITIT 1981 dhe ngjarjet që pasuan në muajt vijues nuk ishin të rastësishme dhe stihike siç janë munduar ti kaulifikojnë disa, ato patën rrjedhën dhe empirinë e tyre por mbi të gjitha patën kauzën themelore që kishin lajtmotiv Kosovën Republik", u shpreh drejtori i ITKSh- së, Skender Asani.
Demonstratat gjithë popullorë të marsit dhe prillit të vitit 1981 në Kosovë shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ u tha me kët rast.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
