Botë

Rregullatori evropian miraton vaksinën e kompanisë Johnson&Johnson

11.03.2021 21:14

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson&Johnson...

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson&Johnson.
 
Ky vendim vjen ndonëse kompania ka njoftuar ligjvënësit e Bashkimit Evropian se vaksina nuk do të ketë mundësi të dërgohet deri në mesin e muajit prill.
 
Kjo vaksinë tashmë është miratuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
 
Për dallim nga vaksinat e kompanive tjera, kjo vaksinë merret vetëm në një dozë.
 
Rezultatet e testimeve me rreth 44,000 pjesëmarrës kanë treguar se vaksina e kompansë Johnson&Johnson, është 66 për qind efektive në parandalimin e sëmurjes së rëndë nga koronavirusi.
 
Vaksina e kësaj kompanie bëhet e katërta që është miratuar nga blloku evropian./evropaelire