Maqedoni
Vazhdon gjykimi për “27 prillin”, dëgjohen tre dëshmitarë
12.03.2021 09:15
Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për për organizatorët e “27 prillit”...

Me dëgjimin e tre dëshmitarëve, të propozuar nga Mile Janakieski, duhet të vazhdojë gjykimi në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit. Do të paraqiten edhe disa dëshmi materiale, mes të cilave dhe video material nga sistemi Smart City.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Villma Ruskoska.
