Maqedoni
Kërçova përkujtoi 40 vjetorin e ngjarjeve të vitit 1981
11.03.2021 20:01
Nën patronazhin e Kryetarit të Këshillit të komunës së Kërçovës Dr. Aqif Mehdiu...

Nën patronazhin e Kryetarit të Këshillit të komunës së Kërçovës Dr. Aqif Mehdiu, u përkujtua 40 vjetori i ngjarjeve të vitit 1981 dhe kontributi i kërçovarëve në proceset e nëvonshme që sollën deri te pavarësia e shtetit të dytë shqiptar.
Kanë kaluar katër dekada që nga shpërthimi studentor i vitit 1981 në Kosovë, një ngjarje që duhet kujtuar si lëvizje kombëtare që bëri këthesën në përpjekjet për liri dhe pavarësi, potencoi kryetari i këshillit komunal të Kërçovës Dr. Aqif Mehdiu.
Në emër të shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, të pranishmit i përshëndeti edhe Dr. Hasan Bekteshi, i cili nënvizoi se ngjarjet e viti 1981 ishin vazhdimësi e demostratave të vitit 1968 , ngjarje këto që kulmuan me formimin e shtetit të dytë shqiptar.
Dyzet vite pas, ne kujtojmë ngjarjet e përmasave historike që hapën rrugën e proceseve të reja, ngjarje që brumosi gjeneratat e reja dhe i rreshtoi ato në rrugëtimin e mëtejshëm të përpjekjes dhe sakrificës në ngjarjet që pasojnë, tha kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
Ky shënim i ngjarjeve të lavdishme të vitit 1881 përkujtoi edhe kontributin e madh të kërçovarëve në këto procese të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Me këtë rast kryetari Dehari i ndau kërçovares Fekrie Mehmedi-Nuredini, “Mirënjohje për sakrificë”, si njëra ndër studentet e burgosura politike për shkak të pjesëmarrjes në demostratat e vitit 1981.
SHABAN DALIPI
