Regjistrimi i popullsisë, ESHS: Gati 50 mijë mërgimtarë janë vetëregjistruar
Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, deri sot në ora 08:00 janë regjistruar gjithsej 49.837 mërgimtarë....

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, deri sot në ora 08:00 janë regjistruar gjithsej 49.837 mërgimtarë. Shifrat nuk janë të larta marrë parasysh se regjistrimi i mërgatës ka nisur para 13 ditësh, prandaj nevojitet një angazhim më i madh i mërgimtarëve për të mos e lëshuar nga dora mundësinë për t’u regjistruar. Ju përkujtojmë se procedura e regjistrimit online është e thjeshtë. Me vetë kyçjen në sistem dhe dhënien e e-mail adresës suaj, ju merrni në notë me të cilën mund të regjistroni deri në 5 anëtarë. Nëse një familje ka më shumë anëtarë, duhet thjesht me një tjetër adresë elektronike të kërkoni edhe një kod tjetër me të cilin të regjistroni anëtarët e tjerë të familjes suaj.
