Maqedoni

9 anëtare të BE-së letër Borelit: Ktheni në agjendë Ballkanin Perëndimor

12.03.2021 10:38

Nëntë vende anëtare të BE-së, I kanë dërguar një letër Shefit të Diplomacisë evropiane, Zhozep Borel...

Nëntë vende anëtare të BE-së, I kanë dërguar një letër Shefit të Diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, përms të cilës këkojnë që në takimin e Prillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, të mbahet një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat e tyre – shkruan portali “Euroaktiv”.
 
Besojmë se është koha e fundit për një qasje strategjike në Ballkanin Perëndimor, kanë shkruar Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
 
“Dukej se procesi I zgjerimit të BE-së fitoi një intensitet të ri në pranverën e vitit 2020, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën “dritë jeshile” nga Ministrat e BE-së të fillojnë negociatat për aderim më vonë gjatë vitit të njëjtë. Megjithatë, procesi u pengua kur Bullgaria gjatë vjeshtës bllokoi Maqedoninë e Veriut për shkak të mospajtimeve rreth historisë dhe gjuhës. Vetoja e Bullgarisë e dëmtoi edhe Shqipërinë, për shkak se vendet anëtare të BE-së e shohin aderimin e Shkupit dhe Tiranës e shohin “në një pako”, thuhet ndër të tjera në letër.
 
Sipas tyre, pandemia ka lëkundur trendet ekzistuese, duke llogaritur edhe implikimet gjeopolitike. Aktorët tjera janë të gatshëm të kyçen në çështjet rajonale, shpeshherë në dëmin tonë, thonë ata.
 
“Derisa BE-ja mobilizoi shuma të majme për mbështetje të rajonit, aktorët tjerë kanë prezantuar ndihmën e tyre në nëmnyrë shumë më efikase, me çka cënohet siguria, kredibiliteti dhe perceptimi I solidaritetit tonë” – thuhet në letrën e 9 Ministrave të Jashtëm të BE-së.