Botë
Kerry: Ende ka dallime për programin bërthamor iranian
22.11.2014 17:56
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se ende ka dallime të mëdha në bisedimet lidhur me programin atomik të Iranit, megjithqë ka shenja të progresit...

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se ende ka dallime të mëdha në bisedimet lidhur me programin atomik të Iranit, megjithqë ka shenja të progresit, vetëm dy ditë para se të përfundoj afati për arritjen e marrëveshjes në bisedimet që po mbahen në Vjenë.“Ne po punojmë shumë”, tha sot Kerry para takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.
“Ne shpresojmë se po bëjmë progres të kujdesshëm, por ne kemi dallime, ne ende i kemi disa hendeqe serioze, për të cilat ne po punojmë për t’i kapërcyer. Gjë e mirë është se grupi 5 + 1 janë të bashkuar dhe thjesht nuk dua të them asgjë në lidhje me diskutimet, perveq se ato janë në vazhdimësi e sipër, por po zhvillohet shumë punë serioze me shumë njerëz, për të cilën jemi mirnjohës", shprehet sekretari amerikan i shtetit John Kerry
"Ne jemi duke punuar shumë ngushtë së bashku në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, në Irak, në Siri dhe në javët e fundit dhe muajt, në luftën tonë të përbashkët kundër Eboles. Në dhjetë vitet tona të negociatave rreth Iranit kjo është fundjava vendimtare dhe këto janë orët e së vërtetës, nëse Irani është me të vërtetë i gatshem për të lëvizur në drejtimin e duhur. kriteri i vetëm për një marrëveshje në lidhje me çështjen bërthamore është nëse Irani me të vërtetë do të heqë dorë nga çdo zhvillim kërkimor për të punuar në drejtim të gjetjes së armëve bërthamore", shprehet ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Ministri gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, u është bashkuar sot bisedimeve në Vjenë dhe kjo është një shenjë e përshpejtimit të përpjekjeve për ta arritur marrëveshjen brenda afatit, që është i përcaktuar për 24 nëntor. Grupi prej gjashtë fuqive botërore dëshiron që Irani ta ndalë programin e vet bërthamor, ndërsa për shkëmbim do të tërhiqeshin sanksionet e sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara.
LEUNORA KALIQI
