Botë
Itali, sot qeveria shpall masat e reja
12.03.2021 11:50
Bilanci i ri i virusit korona në Itali vijon me rritjen e shifrave ditore....

Bilanci i ri i virusit korona në Itali vijon me rritjen e shifrave ditore. Autoritetet italiane flasin për më shumë se 25600 raste të reja.
Regjistrohet rritje edhe për sa i përket viktimave, dje ishin 373, ashtu si dhe për tregues të tjerë të rëndësishëm si niveli i pozitivitetit, i rritur në 6.9% në nivel kombëtar.
Spitalet italiane, ku numërohen 2859 persona vetëm në terapi intensive, regjistrojnë një mbushje të shpejtë të vendeve të lira, arsyeje pse krerët e shëndetësisë kanë filluar prej javësh t’i apelohen qeverisë për mbyllje, të kufizuara në kohë, por praktikisht totale të aktiviteteve.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 5849 persona të infektuar, ndërkohë që shqetëson Kampania në rritje të vazhdueshme me 2981 raste e ndjekur nga Emilia Romanja, Piemonte dhe Lacio, rajoni i kryeqytetit që mund të shtrëngojë edhe ai masat nga rritja alarmante e rasteve gjatë javës.
Sot qeveria do të shpallë masat e reja, që parashikohen më shtrënguese në fundjavë, ku aktivitete si bare, restorante dhe të përafërta mund të mbyllen në të gjithë vendin, pavarësisht nivelit të infektimit.
