Maqedoni
Gjykata Penale, dëshmi të reja për rastin “Tortura”
12.03.2021 09:32
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë sot Procesi gjyqësor për rastin “Tortura”....

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë sot Procesi gjyqësor për rastin “Tortura”.
Gjykimi ndodhet në procedurën e dëshmive, në seancën e kaluar kanë dëshmuar disa nga të akuzuarit. Rastin “Tortura” e udhëheq gjykatësja Aleksandra Risteska derisa prokurorinë e përfaqëson prokurori Lubomir Lape.
I akuzuari i parë në këtë rast është ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Për të njëjtën vepër akuzohen edhe 6 ish pjesëtarë të njësitit “Alfa”.
