Botë

Egjipt, zjarri përfshin fabrikën, vdesin 20 punëtorë

12.03.2021 12:22

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë u lënduan..

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë në qytetin Qalyubia, në veri të Egjiptit.
 
Zjarri shpërtheu në fabrikën katërkatëshe të veshjeve në Al-Ubur ndërsa drejt vendngjarjes janë dërguar 10 automjete të ndihmës së shpejtë dhe 15 automjete zjarrfikëse, thuhet nga kabineti i guvernatorit të Qalyubia-s.Sipas informacioneve të para, nga zjarri jetën e kanë humbur 20 persona ndërsa janë lënduar 24 të tjerë. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.