Botë

AstraZeneca: Nuk ka prova për rreziqe nga vaksina jonë

12.03.2021 12:44

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca....

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë ndalimin përkohësisht të një grumbulli vaksinash AstraZeneca. Edhe Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut , ndonëse nuk ka prova për një gëj të tillë.
 
Por kompania AstraZeneca njofton se nuk ka asnjë provë për rrezikun në rritje embolisë pulmonarë apo trombozës venoze në asnjë grupmoshë, seks, apo vend ku është përdorur kjo vaksinë.
 
“Nga një analizë e të dhënave tona të sigurisë në mbi 10 milion administrata, nuk kishte asnjë provë të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare ose trombozës venoze në ndonjë grupmoshë, seks, grupe ose në ndonjë vend ku keni qenë përdorur vaksina AstraZeneca kundër Covid”.
 
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Rregullatori Europian i Barnave sa i takon vaksinës së Oxford-AstraZeneca Covid-19, sipas të cilit nuk ka asnjë indikacion që vaksina është e lidhur me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut. Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.
 
Disa vende në Evropë, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, e pezulluan po ashtu përdorimin e AstraZeneca-s. Por rreth 5 milionë evropianë, e kanë marrë atë. Nga kjo shifër, rreth 30 raste kanë raportuar mpiksje të gjakut.
 
AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike.