Maqedoni

Themelohet këshilli iniciativ i lëvizjes BESA

22.11.2014 18:11

Lëvizja politike BESA, ka mabjtur sot Konventën Themeluese të Këshillit nismëtar, i cili ka numëruar 52 anëtarë nga qytete të ndryshme dhe me profesione të ndryshme...

Anëtari I këshillit Afrim Gashi, para të pranishmëve deklaroi se formimi i këtij subjekti të ri politik, bëhet me qëllim që qytetarëve shqiptar në veçanti, po edhe të gjithë atyre që jetojnë në Maqedoni, tu ofrohet një model i ri politik.
 
“Besa synon të ndrsyhsojë sistemin e funksionimit të këtij shteti ngase konsideron se nuk ja vëlen pjesëmarrja në një pushtet në shtet të këtillë asimetik. Besa synën të ngrej një debat të përgjithshëm intelektual për tema politike, ekonomike, kuilturore, arsimore, shëndetësore e të tjera në maqedoni që përmes tyre të artikulojë një mendim të ri politik I cili duhet të mbulohet nga vlerat universal të humanizmit dhe të aspirojë një shtet ndryshe nga ky që e kemin sot”, shprehet anëtar i këshillit nismëtar - Lëvizja BESA, Afrim Gashi.
 
Koordinatori i zgjedhur i Këshillit nismëtar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndër të tjera ka deklaruar se, kjo nismë politike do të punojë duke u bazuar në drejtësi, përmes luftës kundër korrupsionin dhe duke ndërtuar mirëqenie më të mirë për qytetarët. 
 
“Ne nuk duam t’i marrim askujt asgjë, por ama as nuk duam që dikujt t’i falim diçka nga ajo që na përket neve. Kjo është ajo që na unifikon e na bën një me gjithë botën e civilizuar, BE-në, SHBA-në dhe të gjitha shtetet të këtij civilizimi. Me mbështetjen tuaj dhe me besë do ta kthejmë miqëeninen respektin dhe vlerat e humbura në shoqërinë tonë, me mbështetjen tuaj dhe me besë do të ndërtojmë një shtet të barabartë dhe pa diskriminim, me mbështetjen tuaj dhe me besë do tju ndihmojmë të gjiuthë qytetarëve të maqedonisë që ti kalojnëproblemet identitare dhe problemet e tjera”, shprehet koordinatori i lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
 
Koordinatori Kasami ka shtuar se brenda gjashtë muajve të ardhshëm kjo lëvizje do të mbajë edhe kongresin e parë të partisë dhe kuvendin thermelues të saj.
 
MEFAIL ISMAILI