Maqedoni

VMRO-DPMNE: Deputetët të mos mund të kenë dy shtetësi

12.03.2021 14:52

Pas publikimit të njoftimeve se deputetë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së posedojnë shtetësi bullgare...

Pas publikimit të njoftimeve se deputetë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së posedojnë shtetësi bullgare, nga kjo parti i kanë mohuar njoftimet e tilla, ndërsa zëvendëskryeministri grek Karakaçanov, i cili i ka publikuar emrat e kanë quajtur mik të kryeministrit Zaev. VMRO-DPMNE njëherit propozon që me ligj të definohet se deputetët nuk mund të kenë dy shtetësi.
 
“Dorëzuam propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deputetë. Ndryshimet në propozim ligj janë në dy nene, edhe atë në kushtet për zgjedhjen e deputetëve, ku shtojmë nen të ri në të cilin themi se për t’u zgjedhur personi duhet ta plotësojë kushtin që të jetë shtetas vetëm i Maqedonisë. Kusht të tillë ka edhe në ligjin e punëve të jashtme dhe kërkojmë që kjo rregullativë, të harmonizohet me Kodin Zgjedhor në afat prej 30 ditësh pas hyrjes në fuqi.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Të fillojmë nga kjo përbërje parlamentare
 
Propozimin e mbështet LSDM, e cila madje thotë se duhet të vlejë edhe për përbërjen aktuale.
 
“Jo vetëm që e mbështesim një propozim ligj të tillë por qëndrimi ynë është se duhet të miratohet dhe të vlejë nga përbërja aktuale e deputetëve.”,- u theksua nga LSDM.
 
Por zëvendëskryeministri, Artan Grubi, është shprehur kundër një propozimi të tillë, duke theksuar se dy shtetësia është e lejuar me ligjet e vendit dhe një ligj i tillë do të ishte kundër kushtetues.
 
GYLTENE SINANI