Maqedoni

Albanologët nuk respektohen sa duhet normat gjuhësore

22.11.2014 18:14

Themelet e gjuhës standarde shqipe u hodhën në periudhën e rilindjes kombëtare ndërkaq në Kongresin e Manastirit u njësua gjuha shqipe...

Në rrafshin historik gjuha standarde shqipe ka qenë ëndërr dhe synim i brezave të tërë të dijetarëve, atdhetarëve dhe dashamirësve të saj,por brezat e rinj shum pak i  respektojnë normat gjuhësore.
 
Sipas Profesorit Avzi Mustafa kjo gjendje duhet të ndryshojë duke filluar prej përdorimit të gjuhës në familje.
 
“Nuk e flasim gjuhën e standardizuar në familje në  rrugë në institucione bile edhe në institucione ne e flasin në një gjuhë që nuk I përket standardit.Prandaj unë mendoj se në të ardhmne ne duhet të jemi më të vëmendshëm ti kushtojmë rëndësi duke filluar prej familjesdhe në institucionet shkencore apo ato që Mirren me mediat”, shprehet profesori universitar Avzi Mustafa. 
 
Të rinjtë thonë se në të folurën e përditshme më teprë përdorin dialektet dhe se kësaj shprehie I nevoitet kohë që të ndryshojë.
 
“Mendoj se gjuha standard shqipe ka rritur nivelin e duhur sa për tu folur në institucione mirëpo ne nuk kemi arritur një traditë si popull të krijojmë nivelin e duhur të standardit gjuhësor dhe prandaj edhe neglizhohet kjo situate”, shprehet studenti.
 
“Gjuha dialketore është ajo e cila flen  në gjuhën e popullit ,populli vayhdon të përdor gjuhën dialektore duke u munduar të shtojë dicka nga ajo standard”, shprehet studenti.
 
Sipas Profesorit Avzi Mustafa,duhet të respektojmë mundin a atdhetarëve të cilët njësuan alfabetin e gjuhës shqipe, sepse lufta për ruajtjen e gjuhës ka qenë një formë e luftës për mbijetesë të kombit.
 
FLUTURA LATIFI