Maqedoni

Sofijanova: Post Kovidi te fëmijët mund të imitojë sëmundje

12.03.2021 18:00

Fëmijët virusin Korona mund ta kalojnë me simptoma të lehta...

Fëmijët virusin Korona mund ta kalojnë me simptoma të lehta, por pas një muajve mund të shfaqin disa reagime të organeve që imitojnë disa sëmundje, theksoi Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspasija Sofijanova. Kjo e fundit gjithashtu thekson se fëmijët post Covid nuk duhet në asnjë mënyrë të anashkalohen, ata duhet të trajtohen një kohë të gjatë. 
 
“Siç të rriturit fitojnë një pasqyrë të zakonshme të të ashtuquajturës infeksion të Koronës, tek fëmijët ndoshta ato pasqyra edhe më tej mbeten asimptomatikë, por ajo që e shohim pastaj është diçka që ndodh muajve të fundit e ajo është situatë post Kovid te fëmijët, të cilën ne nuk duhet në asnjë moment të margjinalizojmë. Pra, fëmijët, ende nuk kanë pasqyrë klasike, ndoshta e kalojnë si një ftohje, por ajo që ndodh te ata është pas 20, 21 ose 1 muaj të zhvillojnë pasqyrë jotipike, përfshirje të ndonjë organi të caktuar, i cili imiton një sëmundje të caktuar, siç është edhe kjo “Kavasaki like”, si pasojë e ndërtimit të imunitetit duke e kaluar në mënyrë asimptomatike virusin Korona.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës Së Fëmijëve, Aspasija Sofijanova.
 
Sofijanova apelon tek mjekët amë se nëse dyshojnë tek fëmijët që mund të jenë të infektuar nga cilido virus, menjëherë të dërgojnë fëmijët  në spital për t’i kontrolluar më hollësisht. 
 
REJHANE BUSHI METAJ